Prokuroria nis hetimet për helmimin masiv nga uji në Krujë: Presim analizat

schedule10:57 - 27 Tetor, 2021

schedule 10:57 - 27 Tetor, 2021

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për helmimin masiv nga uji i pijshëm në Krujë që dërgoi në spital për mjekim mbi 500 banorë në ditët e fundit.

Në njoftimin për mediat, organi i akuzës në Krujë thekson se hetimi ka nisur kryesisht për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave. Aktualisht, prokuroria deklaron se është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.

Lexo edhe: Flasin të shtruarit nga helmimi prej ujit në Krujë: Erdha pas mesnate, edhe mbesa në serum

“Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje” thuhet më tej në njoftim.

Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës  janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.

Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër” mbyllet reagimi. Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!