Një 72 vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta pasditen e kësaj të marte në Tiranë.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku shtetasja me iniciale L.R. 72 vjeç pasagjere në makinën me drejtuese shtetasen Xh.K. ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Sipas uniformave blu nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
“Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al