Plas me armë në Elbasan, tre të plagosur

09:19 | 04/02/202009:190

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më parë në Elbasan. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se kanë mbetur tre të plagosur.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije se nga të dhënat e para dyshohet se një makinë është ndjekur nga Librazhdi dhe gjatë ndjekjes është qëlluar me armë.

Në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët po hetojnë nëse kemi të bëjmë me një atentat të mirë organizuar.

Mësohet se nga përplasja me armë kanë mbetur tre të plagosur. Dy prej të plagosurve janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Njëri prej të plagosurve është punonjës policie.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono