Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër mesditën e sotme. Gazetari Simon Shkreli, raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në ambientet e një lokali.
Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrit. Agron Begaj, 47 vjeç ka plagosur me thikë, Besnik Idrizi, 42 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje
/abcnews.al