Përfundon hetimi, për çfarë akuzohet zyrtarisht Fjolla Morina

schedule10:27 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:27 - 16 Nëntor, 2020

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën, e cila u kap me një pistoletë pa leje më 19 shtator në pikën e kalimit kufitar të Morinës sëbashku me dy persona të tjerë.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Fjolla Morina akuzohet tashmë zyrtarisht për armëmbjatje pa leje, ndërs për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.

Kjo, pasi Fjolla Morina pranoi se pistoleta e kapur i përkiste asaj dhe se e kishte harruar në çantë.

Lexo edhe: E shpërfytyruar në dritare, dalin fotot e Fjolla Morinës nga shtëpia në Kukës

Tashmë pritet që për të të përcaktohet data e daljes në gjyq.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. /abcnews.al