Zjarri në Pogradec, panik te banorët, lëndohet një zjarrfikës
Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar në tentativë për të shuar flakët që përfshinë pallatin 5-katësh në Pogradec.
Burime nga policia për abcneës.al bëjnë me dije se zjarrfikësi është lënduar si pasojë e shkëputjes së tullave nga pallati i shkrumbuar. Zjarrfikësi ka marrë dëmtim të lehtë pasi ka qenë i mbrojtur me veshje.
Ndërkohë, po ashtu paniku dhe tmerri tek banorët ka shkaktuar edhe gjendje të fikëti. Sipas unifoemave blu një grua rreth 45 vjeç është dërguar në spital për ndihmë shëndetësore pasi ka pesuar gjendje të fikëti, ndërsa fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën.
Pallati u përfshi nga flakët këtë mesditë, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet shkak është bërë një bombël gazi. Flakët kanë shkrumbuar katin e fundit të pallatit ndërsa është bërë e mundur evakuimi i banorëve./abcnews.al