Një magazinë bojrash në Fier është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Mësohet nga zjarri i rënë në magazinën që ishte marrë me qira nga E.H. nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
“Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./abcnews.al