Një kabine elektrike ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, si dhe policia.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. E gjithë zona ka mbetur në errësisë.
Për shkak të motit të keq, mbrëmjen e sotme ka patur dëmtimeve të fiderave eketrike edhe në zonen e Selitës, ku banorët kanë mbetur pa energji. Në rrethe situata më problematike, sa i takon furnizimit me energji është Fushë-Kruja. /abcnews.al
Lexo edhe: http://abcnews.al/video-era-rrezon-pemet-tek-kopshti-botanik-demtohen-telat-e-energjise/