Kreu i Organizatë Botërore të Shëndetësisë ka dhënë alarmin në lidhje me koronavirusin duke theksuar se bota duhet të përgatitet për një pandemi.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se OBSH është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi koronavirusin dhe se shkalla e përhapjes është për tu shqetësuar.
“Çdo shtet duhet të marrë masat sipas specifikave përkatëse, ne po bëjmë të njëjtën gjë”, u shpreh ai.
Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 77 000, kurse të vdekurit numërohen në rreth 2 700 persona, pjesa dërrmuese në Kinë.
Sëfundmi, virusi po përhapet me shpejtësi në Itali duke vrarë 7 persona, kurse numri i të prekurve ka shkuar në mbi 230.
Cili është ndryshimi mes epidemiqë dhe pandemisë
Një epidemi është një sëmundje ngjitëse ose virale që prek shumë individë në një zonë të caktuar. Për shembull, kur koronavirusi u shfaq në Kinë dhe për sa kohë u kufizua aty, kishim të bënim me një epidemi.
Nga ana tjetër, gjatë një pandemie, sëmundja ngjitëse, ngjitëse ose virale përhapet jashtë vendit në të cilin ka ndodhur shpërthimi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një pandemi mund të ndikojë mijëra në miliona njerëz në pjesë të ndryshme të botës. /abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!