Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 5 në Durrës. Sipas policisë një person i cili dyshohet se mbante në duar një thikë ka marrë xhiron ditore nga një dyqan celularësh.
Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./mv. abcnews.al