Ka nisur protesta e lajmëruar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në sheshin para ministrisë së Brendshme janë grumbulluar protestuesit. Ndërkohë, protesta e sotme monitorohet nga mbi 1 mijë forca policie.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se është parashikuar që me nisjen e protestës një pjesë e madhe e përfaqëusesve të teatrit do të mbajnë fjalime.

Artistët pretendojnë se gjatë prishjes së teatrit një pjesë e madhe e tyre kanë qenë brenda dhe akuzojnë përgjegjësit për tentativë për vrasje. Po ashtu artistët kanë deklaruar që të ndalojnë me aq sa ka ngelur prishja e godinës dhe të rindërtojnë siç ishte TK.

Ndërkaq, protesta e sotme mbështetet edhe nga përfaqësueist e opozitës, të cilët po ashtu do të jenë pjesëmarrës. Liderët e opozitës pritet që ti bashkohen protestuesve në shesh. /abcnews.al



