Një tjetër rast i ri është konfirmuar një ditë më parë me koronavirus në qytetin e Fier.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për Abc News se ka rezultuar pozitive me koronavirus një nënpunëse e DAR në Fier, është një rast që po hetohet se si ka ardhur infektimi, nuk dihet nëse është vatër e re infektisoni apo është zinxhir i vatrës së punonjësve të Thesarit në Fier. Autoritete po punojnë për të zbuluar se si ëhstë infektuar nënpunësja e dar
Ndërkohë deri më tani numri në 22 çdo ditë një rast i ri, testet janë kryer për personat që kanë shfaqur simptoma. Është një numër mesatarisht prej 7 testesh në ditë.
Ndër të tjera gazetarja e abcnews.al ka bërë me dije se të gjithë nënpunësit e Thesarit dhe nënpunësja e DAR ndodhen në vetëizolim në shtëpitë e tyre pasi fatmirësisht janë në gjendje të mirë shendëtsore./abcnews.al