Nëna hidhet bashkë me foshnjën e porsalindur nga materniteti në Sarandë

schedule22:37 - 2 Korrik, 2022

schedule 22:37 - 2 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë. Mësohet se 35-vjeçarja nga Durrësi, Mandolina Jashari është hedhur nga kati i dytë i maternitetit ndërsa fëmija është vetëm një ditësh.

Nëna dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 35-vjeçarja i përket komunitetit rom dhe ky ishte fëmija i saj i gjashtë.

NJOFTIMI

“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!