Një nga gjashtë nxënësit e helmuar gjatë ditës së sotme në Shupenzë të Bulqizës është më rëndë nga gjendja shëndetësore dhe është nisur për në Tiranë.
Gazetari Neki Feta bën me dije për abcnews.al se spitali i Pëshkopisë ka kërkuar nisjen e helikopterit nga Tirana për marrjen e vajzës, e cila nuk ka shenja përmirësimi, ndryshe nga të tjerët.
Ndërkohë, policia ka reaguar pas helmimit të gjashtë nxënësve të shkollës së Shupenzës në Bulqizë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shkak për helmimin e nxënësve dyshohet të jetë bërë hedhja e një spraji në klasë teksa ata po luanin me njeri-tjetrin.
Mesditën e sotme gjashtë nxënës u helmuan në gjimnazin e Shupenzës dhe u dërguan me urgjencë në spital.