Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

schedule23:11 - 22 Prill, 2022

schedule 23:11 - 22 Prill, 2022

Një tërmet i fortë ka goditur Ballkanin mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Forca e tërmetit ka qenë 6 ballë dhe me epiqendër në Bosnje.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka rikthyer panikun tek qytetarët shqiptarë, të cilët përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2020.