Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga koronavirusi.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ka humbur jetën ish drejtori i Aku-së së Vlorës, Syrja Binaj 55 vjeç.
55 vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin Covid 2, ku po merrte dhe ndihmën mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
LEXO EDHE: 158 raste pozitive me koronavirus, rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid
Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga Covid në vendin tonë ka arritur në 235 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 7812 persona mes të cilëve vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3650 raste./abcnews.al