Miratohen ndryshimet në qeveri, sa vota morën Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka

schedule17:51 - 28 Korrik, 2022

schedule 17:51 - 28 Korrik, 2022

Kuvendi ka miratuar me shumicë të thjeshtë votash ndryshimet në qeveri. Vendimi i Ramës për t’i dhënë Belinda Ballukut edhe postin e zv.kryeministrit krahas atij të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë mori 76 vota.

Po kaq vota mori edhe vendimi për Majlinda Dhukën si kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në. Opozita votoi kundër duke mbledhur gjithsej 32 vota.

Balluku mori kështu postin e Arben Ahmetajt, i cili tashmë është një deputet i thjeshtë, kurse Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Seanca e sotme e Kuvendit u zhvillua vetëm për të miratuar ndryshimet në qeveri dhe nuk pati debat, gjë që shkaktoi reagimin e opozitës, të cilët thanë se Nikolla nuk u dha fjalën për të fshehur aferat që sipas tyre është përfshirë kryeministri Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!