Merr flakë makina e transportimit të parave

schedule13:44 - 4 Maj, 2020

schedule 13:44 - 4 Maj, 2020

Një automjet që po transportonte para ka marrë flakë në Gjirokastër. Mësohet se si pasojë e flakëve nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të çon drejt qytetit të Libohovës ku automjeti i blinduar është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme ku ndodhet motori duke rrezikuar shkrumbimin.

Nuk dihet nëse në brendesi të mjetit ka pasur te holla, por menjëhere forcat ruajtese të kësaj firme kane lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës. Këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arritën që të lokalizonin flakët duke shmangur rrjedhimisht djegien e plotë të mjetit. /abcnews.al/