“Më morët më shumë para”, të shtëna në një karburant, dy të plagosur

schedule11:01 - 23 Tetor, 2021

schedule 11:01 - 23 Tetor, 2021

Të shtëna me armë kanë ndodhur në një pikë karburanti në Greqi, mëngjesin e kësaj të shtune. Mediat greke raportojnë se dy persona kanë mbetur të plagosur në  rrugën Tatoiou, në zonën e Nea Erithraia.

Sipas informacioneve, dy të plagosurit janë punonjës të një kompanie gazi. Njëri prej të plagosurve ka marrë një plumb në bark dhe tjetri është qëlluar nga pas. Të dy u transferuan në spital, ku njëri është në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave informacione, autori banonte në një pallat në rrugën Skoufa dhe është rreth 40 vjeç. Ai ka marrë një armë, ka zbritur nga shtëpia e tij, ka ecur rreth 50 metra dhe ka arritur në vendin ku ndodheshin punonjësit, ku ka nisur të qëllojë. “Më morët më shumë para,” mësohet të ketë thënë ai dhe ka qëlluar pesë herë.

Pasi është kthyer në shtëpi, ai është ngjitur në çati ku për fat është kapur dhe arrestuar.  Në shtëpinë e tij u gjetën armë, ndërsa vlerësimi i parë është se ai është me probleme psikologjike. Në shtëpi ishte edhe nëna e tij e shtrirë në shtrat. g.v/abcnews.al