Një pushuese rreth 50-vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit. Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet.
Një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore . Mësohet se viktima ishte e vetme në plazh. /abcnews.al/