Dy të mbytur brenda disa minutave në plazhet e vendit

schedule18:02 - 2 Korrik, 2022

schedule 18:02 - 2 Korrik, 2022

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa laheshin në det pasditen e së shtunës. Njoftohet se bëhet fjalë për dy 66-vjeçarë, njëri humbi jetën në Borsh dhe tjetri në Kavajë.

Rreth orës 17:33, 66-vjeçari S. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte në plazhin e Borshit.  Kurse, rreth orës 17:40, V. N., 66 vjeç,  është mbytur ndërsa notonte në plazhin e Kavajës. /abcnews.al/