Një 60-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës.
“Dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia”, thuhet në njoftimin e bluve të Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Abcnews.al/