Mbyllet takimi për futbollin, Rama e Duka vendosin pikat mbi “i”

schedule14:39 - 23 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 23 Tetor, 2020

Bojkoti i Superiores drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ABC News mëson se është zgjidhur çështja e bojkotit të kampionatit.

Takimi i paralajmëruar që prej ditës së hënë në emisionin “Presssing” është zhvilluar ditën e sotme dhe tani pritet që Liga Profesioniste e Futbollit të dalë me një qëndrim zyrtar për rifillimin e kampionatit.

LEXO EDHE: Duka-Rama kokë më kokë, çfarë tha kreu i FSHF pas takimit

Ngërçi te arritja e marrëveshjes ishte Ligji i Sponsorizimit. Kryeministri Rama kishte marrë një ditë më parë një relacion nga Ministria e Financave, ku ishin propozuar dy modele të ligjit. Më tepër detaje mbi marrëveshjen pritet të zbulohen në orët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!