KLP ka miratuar transferimin në prokurori të tjera të prokurorëve të Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit do të mbyllet pas fillimit nga puna të SPAK.
Kështu, siç raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci në prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë janë emëruar prokurorët, Arens Çela; Blerim Tominaj; Besim Hajdarmataj; Doloreza Musabelliu; Elisabeta Imeraj; Manjola Kajana; Vladimir Mara; Sonila Muhametaj; Pranvera Pustina.
Ndërkohë, Artan Bajrami transferohet në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, kurse Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Shkodër.
Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Korçës, kurse Donika Prela në Durrës, ndërkohë Dritan Prençi dërgohet në Kukës.
Anton Martini ndërkohë transferohet përkohësisht, deri në mars, në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa emërimin e ka në Shkodër.
Sa i përket Arta Markut, KLP do të vendosë nëse do ta transferojnë tek Prokuroria e Apelit në Tiranë.
Mësohet se transferimet janë bërë me miratim unanim 11-0 nga KLP.
SPAK pritet të fillojë nga detyra në 19 dhjetor me tetë anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet zgjedhja e kreut të këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta.
Kandidatë për kreun e SPAK janë Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. /abcnews.al
Lexo edhe:Gent Ibrahimi tregon kur zgjidhet kreu i SPAK-ut