Qeveria vendosi sot që të mbyllë shkollat, kopshtet dhe çerdhet për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Një vendimi i tillë, edhe pse i domosdoshëm ka nxjerrë në pah një problematikë tjetër, atë të pamundësisë për të qendruar me fëmijët për një pjesë të mirë të prindërve që janë të punësuar.
Nisur nga situata në fjalë, kryedemokrati Lulzim Basha ka sugjeruar që njëri nga prindërit të kompensohet për kohën që do të kujdeset për fëmijët përgjatë gjithë kohës që shkollat dhe kopshtet do të qendrojnë të mbyllura.
“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Basha në Twitter. /abcnews.al