Makina përplas për vdekje këmbësoren në Elbasan

schedule10:02 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 10:02 - 5 Dhjetor, 2022

Një 84-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, por nuk është raportuar nga policia. Lajmi është bërë i ditur sot për mediet.

Abc mëson se aksidenti ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit të Elbasanit.

Fillimisht 84-vjeçarja u dërgua në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën. Mjekët e transportuan drejt traumës, ku edhe ndërroi jetë.

/abcnews.al/