Lobimi rus, gjykata pushon çështjen për Lulzim Bashën

schedule16:40 - 13 Janar, 2020

schedule 16:40 - 13 Janar, 2020

Përfundon seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes së lobimit rus kundër kreut të PD Lulzim Basha.

Mësohet se gjyqtari Lazer Sallaku është terhequr për të marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

Seanca paraprake u zhvillua sot në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve.

Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me gjyqin e Bashës, është shprehur sot edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili tha se Lulzim Basha nuk duhet të gjykohet vetëm si falsifikator, pasi lobimi me para të dyshimta, është më i rëndë dhe më e gjerë si çështje.

“Basha të mos gjykohet vetëm si falsifikator. Lobimi me para të dyshimta është më e rëndë dhe më e gjerë për çështjen. Nëse kjo dosje kalon në SPAK do të ishte një gjë e mirë, dëshiroj që gjithkush të dalë para drejtësisë, pavarësisht nga posti apo detyra që mban”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!