Rikthehet sërish paniku i tërmeteve. Lëkundje të forta janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.
Nga të dhenat paraprake tërmeti ishte me magnitudë 3.7 me thellësi 10 km. Sipas IGJEUM epiqendra e tërmetit ishte 14 km larg Tiranës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Durrësit.
Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda ndërsa ishin të forta dhe kanë shkaktuar panik tek qytetarët.
Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë goditi qarkun e Tiranës dhe Durrësit më 21 shtator, ndërsa shkaktoi dëme të shumta materiale./abcnews.al