Kulmi i infektimeve, por Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon masat: Bëni kujdes!

schedule10:37 - 13 Janar, 2022

schedule 10:37 - 13 Janar, 2022

Edhe pse Shqipëria ka arritur kulmin e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të lërë të pa ndryshuara masat që janë në fuqi për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ishte Drejtoresha e ISHP , Eugena Tomini e cila tha se në dy javët e fundit në Shqipëri është shënuar piku më i lartë i infektimeve nga Covid-19. Sipas Tominit, kjo ka ardhur nga shkujdesja e qytetarëve nga festat e fundvitit por edhe nga prania e dy varianteve të Omicron dhe Delta që po qarkullon prej kohësh në vend.

“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi”, tha Tomini.

Por pavarësisht këtyre, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli theksoi se masat do mbetet të pandryshuara pasi deri më tani kanë dhënë efektin e tyre siç duhet.

“Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen. Mbeten në fuqi ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve” tha Rakacolli.

Masat që mbeten në fuqi janë:
• Ora policore vijon 23:00 – 06:00.
• Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
– Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
– Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
– Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
– Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
*Përjashtim nga këto rregulla bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
• Në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar sipas protokollit.
• Në të gjithë institucionet shëndetësore, nuk lejohet hyrja e familjarëve për personat që janë të shtruar, sipas protokolleve përkatëse.
• Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane, etj dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
• Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive, etj, deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
• Grupet e riskut, arsimtarë, studentë, personel shëndetësor, administrata dhe punonjësit e shërbimeve të supermarketeve dhe qendrave tregtare, vijojnë dorëzimin vërtetimin/çertifikatën e vaksinimit ndaj Covid 19 ose çertifikatën e shërimit, të lëshuar nga e-Albania pranë qendrës së punës, në të kundërt do të kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e testit PCR çdo javë për të verifikuar infektueshmërinë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!