Një nga tre shtetasit e Maqedonisë në anijen kruiser ‘Diamond Princess’ në Japoni ka rezultuar me koronavirus.
Mediat maqedonase raportojnë se ai është dërguar në Spitalin e Jokohamës për mbikëqyrje mjekësore por shtojnë se bëhet fjalë për një formë të lehtë të virusit. Nuk është vendosur ende nëse shtetasi i Maqedonisë do të dërgohet në Maqedoni apo do të kurohet në Japoni. Ndërsa udhëtarët e tjerë të cilët gjenden ne anijen “Kruzer”, janë shprehur të shqetësuar për faktin që ndodhen ende brenda në anije.
Ministri i Shëndetësisë i Japonisë bëri të ditur se mbi 218 persona ndër 720 pasagjerët e testuar rezultuan pozitiv me koronavirus. Ai u shpreh se zbarkimi i personave të tjerë, të cilët nuk janë të infektuar me virus mund të fillojë përpara datës 19 shkurt, atëherë kur duhet të përfundojë faza e qendrimit në karantine.
/abcnews.al


