Konfirmon Albin Kurti: Dështon marrëveshja VV-LDK

schedule19:03 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 19:03 - 25 Dhjetor, 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka njoftuar se kanë dështuar negociatat me LKD-në e Isa Mustafës për koalicionin.

Pas kësaj dy partitë do të shkojnë nesër në Kuvend të ndara, pa arritur marrëveshje.

Përmes një video në rrjetet sociale, Kurti ka thënë se mbrëmë  ka bërë edhe një ofertë të fundit për LDK-në.

Në këtë ofertë thuhet se VV-së, si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, e LDK-së nënkryetari i dytë, dy partitë le të bëjnë rokadën midis këtyre posteve.

Gjithashtu, Kurti ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë. Mirëpo, nëse këta insistojnë në këtë post, të ju shtohet një ministri e ajo të jetë MPB-ja.

“ Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, ka bërë të ditur Kurti.

Kreu i VV-së ka folur edhe për kërkesën e LDK-së për ndarjen e MKRS-së.

“ Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!