Është konfirmuar rasti i parë më koronavirusi në Vatikan.
Duke iu referuar zëdhënësit të Vatikanit, Matteo Bruni, mediat italiane bëjnë me dije se rasti i parë është konfirmuar gjatë mëngjesit të sotëm pas daljes së rezultatit të analizave.
Deri më tani, të gjitha rajonet e ITalisë janë prekur nga koronavirusi, ku numri i të vdekurve ka arritur në 148 kurse i të prekurve në 3 296.
Autoritetet italiane kanë mbyllur shkollat deri në 15 mars, ndërsa kanë marrë në konsideratë shtyrjen e mbyllljes deri në 7 prill. /abcnews.al