Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, Kruja mbetet zonë e “nxehtë”

schedule11:15 - 3 Maj, 2020

schedule 11:15 - 3 Maj, 2020

Brenda 24 orëve, në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, rastet e reja janë konfirmuar në Krujë katër raste, Kurbin një rast dhe Tiranë po ashtu një rast.

Brenda ditës janë bërë 197 testimet për persona të dyshuar me virusin korona, dhe prej tyre 7 rezultuan pozitivë. Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë rritet në 795, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Lexo edhe: Situata në dy spitalet COVID: 33 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total, sipas MSH, janë 233 persona aktivë me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Gentiana Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë për situatën epidemiologjike të përhapjes së COVID19 në vend dhe për lehtësimin e masave nga dita e hënë.

Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Krujë                     91

Tiranë                   90

Kurbin                   20

Shkodër               17

Kukës                    5

Elbasan                 2

Mirditë                 2

Berat                     2

Korçë                    1

Lezhë                    1

Lushnje                1

Mat                        1

Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!