Konfirmohen 55 raste me COVID-19 në Shqipëri

schedule10:35 - 17 Korrik, 2020

schedule 10:35 - 17 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 431 testime janë konfirmuar pozitiv 55 raste me COVID-19.

Numri i rasteve te reja te prekur nga Covid-19 në Tiranë vijon të jetë i lartë, ndërsa ka dhe raste të reja të regjistruara në bashkitë e tjera të vendit.

Lexo edhe: Tre persona humbin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Po ashtu situata paraqitet serioze në spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.
Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!