Rekord infektimesh në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orët e fundit, 85 të shëruar

schedule16:33 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:33 - 28 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 311 raste të reja me Covd-19, shifër rekord deri tani, nga 1 378 testime të kryera si dhe gjashtë humbje jete. Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 20,004, ndërsa ai i viktimave në 493.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Kurse, jetën e ka humbur një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga ana tjetër, brenda ditës, luftën me sëmundjen e kanë fituar 85 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të shkojë në 10,893.

Raste aktive në vend mbeten 8,618

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,004
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,618
Humbje jete 493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90 s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!