Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin: Mbeten në fuqi masat kufizuese

schedule16:58 - 7 Prill, 2021

schedule 16:58 - 7 Prill, 2021

Masat kufizuese në vendin tonë do vijojnë të mbeten në fuqi të paktën edhe për dy javë të tjera. Njoftimi u bë me dije në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve. Kryetarja e këtij komiteti deklaroi se po ecet me ritme të mira me fushatën e vaksinimit dhe falë saj dhe zbatimit të masave ka rënie të shifrave, por që sipas saj nuk janë ende në nivelin e duhur.

“Ky rezultat vjen edhe si një bashkëpunim akoma më i mirë i një pjese të qytetarëve për respektimin e distancimit dhe mbajtjen e maskave. Një nga arritjet e kësaj jave ka qenë fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditët e fundit ka zënë vendin e parë në rajon për procesin e vaksinimit. Kjo falë punës së gjetjes së një sasie të madhe vaksinash.

Ky është një proces mjaft kompleks por po vazhdon me ritme mjaft të mira. Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet që masat të vijojnë të mbeten aty ku kanë qenë.

Do mbetet në fuqi ora policore. Nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit nuk do lejohet dalja. Baret dhe restorantet do punojnë po në këtë orar. Do vazhdohet mësimi online me përjashtim të maturave. Fluturimet me Britaninë edhe për këto dy javë mbeten të pezulluara”, deklaroi Rakacolli./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!