Kinematografia shqiptare është në zi. Artisti Xhevdet Ferri ka ndërruar jetë nga një sëmundje e pashërueshme.
“Abcnews.al” mëson se aktori 60-vjeçar ishte diagnostikuar prej disa muajsh me një sëmundje të rëndë dhe po merrte trajtime intensive.
Por, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Aktori durrsak Xhevdet Ferri u lind në Durrës më 26 nëntor 1960. Ai ka interpretuar në dhjetëra role në kinematografi e teatër, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik. Disa prej filmave ku Xhevdet Ferri spikati më shumë, ishin: “Hije qe mbeten pas”, “Dhe vjen nje dite” , “Perralle nga e kaluara”, “Treni niset ne 7 pa pese”, “Vitet e pritjes”, “Dasma e Sakos”, etj.
Filmi më i fundit ku ka interpretuar, ishte “Delegacioni” i Bujar Alimani.
Ai është nderuar me një sërë çmimesh dhe vlerësime për kontributin e çmuar në kinematografi.
Redaksia e Abcnews.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve!