Infektohet me koronavirus duke marrë tamponët punonjësja e DSHP në Krujë

schedule10:34 - 3 Qershor, 2020

schedule 10:34 - 3 Qershor, 2020

Një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë është infektuar me koronavirus.

Siç mëson abcnews.al, rezultati i testit të saj ka dalë dy ditë më parë, ndërsa nga hetimi epidemiologjik është arritur në përfundimin se ajo u infektua duke marrë tamponët për koronavirusin tek pacientët e dyshuar në këtë zonë.

Lexo edhe: 20 raste të reja me koronavirus, 1 pacient po lufton me vdekjen tek Infektivi

Pasi ajo u konstatua me koronavirus, mësohet se është karantinuar edhe bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij ka dalë negativ.

Kjo është një ndër rastet e shumta të infektimit të personelit mjekësor në spitale apo qendra shëndetësore duke dhënë sërish alarmin për nivelin e lartë të prekshmërisë nga koronavirusi tek ta. /abcnews.al