Idrizi nuk duron më, Flamurtari mbetet pa trajner

schedule10:23 - 24 Tetor, 2019

schedule 10:23 - 24 Tetor, 2019

Një vendim i tillë pritej. Flamurtari ka vendosur të bëjë ndryshime në stafin teknik. Kuqezinjtë e kanë nisur shumë keq sezonin e ri. Vetëm dy pikë në fazën e parë dhe vendi i fundit në renditje.

Sinan Idrizi nuk ka duruar më dhe ka shkarkuar Dritan Sadedinin nga posti i trajnerit. Administratori i deleguar i klubit vlonjat e ka marrë këtë vendim gjatë mëngjesit të sotëm dhe tani pritet të gjendet pasuesi.

Flamurtari Football Club, komunikojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me Dritan Sadedinin si trajner i parë. Dritan Sadedini do te vazhdoj të jetë pjese e stafit teknik te ekipit”, shkruhet në kominikatën e klubit të Flamurtrit.

Ekipi vlonjat ka probleme të shumta dhe e vetmja shpresë është merkato e janarit. Tani pritet një emër me eksperiencë për stolin, i cili do të luftojë për t’iu larguar fundit, të paktën t’i dhurojë fitoren e parë ekipit vlonjat… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!