Një automjeti i është vënë tritol në Krujë, mbrëmjen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Zallë.
Lënda plasëse i është vënë automjetit në pronësi të shtetasit Lirim Tali, që ishte i parkuar pranë banesës së tij. Pronari i mjetit rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
g.v/abcnews.al