EMRI/ I akuzuar për kultivimin e 1,100 bimëve kanabis, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari shkodran

schedule14:26 - 21 Shkurt, 2023

schedule 14:26 - 21 Shkurt, 2023

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gjon Kodraj, banues në Shkodër, pasi është i akuzuar  për kultivimin e rreth 1,100 bimëve kanabis në fshatin Pult të qytetit verior.

Kjo ngjarja për të cilën akuzohet 31-vjeçarit ka ndodhur në vitin 2016, ndërsa kapja i tij u bë e mundur nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshihen në këto dy vende dhe ekstradimin e tyre në vendin ku ata kanë kryer veprën/veprat penale, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gj. K., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Gj. K. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!