Humb jetën nga koronavirusi mjeku Gerond Husi, mesazhi prekës i Tritan Kalos

schedule09:30 - 13 Mars, 2021

schedule 09:30 - 13 Mars, 2021

Një tjetër humbje është shënuar në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Gerond Husi nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin dhe për pasojë fatkeqësisht ka humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku infeksionist Tritan Kalo, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e kolegut të tij.

“E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. Geron Husi….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….”, shkruan Kalo.

Gjithashtu Kalo tregon se pas 30 vitesh njohje personale me mjekun Husi, e ka të vështirë të besojë se ky është edhe takimi i fundit me të, ndërsa i shpreh ngushëllimet dhe mbështetje familjes ai thekson: “Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për mjekun, bashkëshortin, babain dhe kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!