Kavajë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fshatin Lus i Vogël në Kavajë, ku një 75-vjeçare është gjetur e mbytur në një pus pranë banesës së saj.
Mësohet se L. X., 75 vjeçe është gjetur në pus nga familjarët e saj, ndërsa sipas policisë dyshohet se e moshuara është vetëhedhur në pus duke gjetur kështu vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/