Hedhja me parashutë shkon keq, 39-vjeçari nga Tirana përfundon në përrua

schedule18:59 - 9 Gusht, 2020

schedule 18:59 - 9 Gusht, 2020

Hedhja me parashutë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi për një 39-vjeçar nga Tirana.

Ai është hedhur mesditën e sotme nga qafa e Llogarasë, por diçka nuk ka shkuar mirë, duke bërë që ai të rrëzohet në përroin e fshatit Palasë.

39-vjeçari ka marrë disa dëmtime në trup dhe është dërguar në spitalin e Vlorës ku merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./abcnews.al