Goditet me mjete të forta kancelari i Gjykatës së Elbasanit

schedule22:23 - 10 Prill, 2022

schedule 22:23 - 10 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.

Burime për Abc bëjnë me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kaf, jo më larg se 100 metra nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

Aktualisht kacelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”. Dhuna ndaj Sulkuqit dyshohet për shkak të detyrës.

/Abcnews.al/