Publikohet vendimi, Gjykata Federale e Zvicrës “shkrin” Skënderbeun

schedule19:17 - 12 Gusht, 2020

schedule 19:17 - 12 Gusht, 2020

Skënderbeut i mbetet dënimi i dhënë nga UEFA,me 10 sezone përjashtim nga EUROPA dhe 1 milion euro gjobë. Praktikisht klubi korçar ka marrë një goditje të madhe, ndërkohë që kemi edhe nëj standard të ri që praktikisht i jep të drejtë UEFA-s të ndëshkojë çdo klub bazuar në luhatjen e koeficienteve të basteve. Skënderbeu tashmë kërkon të mbrohet sërish, në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, sikurse thotë në njoftimin e bërë sot.

“Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019. Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proces, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cenon rëndë parimet e të drejtës për një proces të rregullt ligjor.

Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vazhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin shqiptar. Puna vazhdon”, shkruan klubi korçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!