GJKKO vendos për fatin e gjyqtares Mimoza Margjekaj dhe 4 të tjerëve

schedule15:03 - 12 Shtator, 2020

schedule 15:03 - 12 Shtator, 2020

Gjykata Speciale ka dhënë vendimin për pesë të akuzuarit për rastin e korrupsionit në gjykatën e Korçës.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës, sipas të cilit, gjyqtarja Mimoza Margjekaj dhe avokati Skënder Demiraj mbeten në arrest shtepie, ndërsa tre të tjerët, përfshi edhe bashkëshortin e gjyqtares Arben Cara, mbeten në arrest me burg.

Dëshmia e Mimoza Margjekës para gjykatës

Abc News ka mundur që të sigurojë dëshminë e dhënë nga ajo në gjykatën e Posaçme.

Lexo edhe: “3 gjyqtarë, nga 2 mijë €”! Abc News zbardh përgjimet e korrupsionit të gjyqtares, negociatat mes sekserit, avokatit, burrit dhe vëllait

Ndër të tjera, gjyqtarja në seancë ka ngritur pyetjen sesi mundet ajo që t’ia ndryshojë mendjen ajo një gjyqtari të Apelit në Korçë, që ka 10 vite që punon aty.

Edhe të doja…një gjyqtare e shkallës së parë që shkon në Gjykatën e Apelit Korçë, që ata gjyqtarët kanë 10 vjet aty. Kisha mundësi unë, të guxoja t’u thoja atyre një gjë të tillë. S’ka logjikë, edhe të doja unë ta bëja këtë gjë. Konfidenca jonë është shumë e vogël. S’kam një muaj që i njoh. Dhe për mua janë njerëz janë aq korrekt dhe as strikt. Sa për mua janë njerëz të nderuar që më kanë respektuar, dhe ndoshta duhet të më kishin respektuar akoma më shumë sepse unë kisha halle…,” është shprehur ajo, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: Margjeka, e irrituar para GJKKO: E prisja arrestimin tim prej 1 viti, vendimi që po më “djeg”

Po ashtu, duke folur për masat e sigurisë, duke qenë se bashkëshorti i saj Arben Cara është lënë në arrest me burg, Margjeka është shprehur në seance se e ka vajzën e vogël, dhe në këto kushte nuk mund të jetojnë.

“Sa për masën e sigurisë, bashkëshorti im me masë arresti, unë arrest shtëpie, jetoj me një fëmijë tre vjeç, ajo do të shkojë në kopsht, unë fëmijën nuk do ta mbaj aty duke kalu nga truri, se është gjynah. Askush nuk ka fol për mua. Ndoshta e kanë menduar…”

Çështja

Çështja për të cilën akuzohet Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj si edhe avokati Skënder Demiri. Policia arrestoi në korrik të këtij viti një grup që transportonin klandestinë, mes tyre ishte edhe Orion Bali.

Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!