GJKKO dënon Rovena Vodën me 10 muaj burg: Mori një arkë peshk, një celular dhe 1 mijë euro

schedule16:28 - 7 Prill, 2022

schedule 16:28 - 7 Prill, 2022

GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda për akuzën “korrupsion pasiv”. Bashkë me të, GJKKO ka dënuar me burg Majlinda Hasanin dhe Florida Beun, për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total, për të reja, GJKKO ka dhënë 1 vit e tre muaj burg pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Deri më tani Voda është gjykuar nga GJKKO pasi ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, kështu që pavarësisht vendimit të shkallës së parë, ajo nuk do të shkojë në qeli deri sa vendimi të marrë formën e prerë duke u konfirmuar edhe nga apeli pas ankimimit.

Hetimet

Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministria ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe Hasanin në ambientet e ministrisë së brendshme. Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se, Beu i ka kërkuar ish-zv.ministres që ta punonjës pranë ministrisë së brendshme në postin e Juristet, por Voda nuk e ka marrë përsipër duke i garantuar vetëm një vend si specialiste.

Lexo edhe: “E dua Samsung, jo Iphone”, zbardhen përgjimet, avokatja i çoi Rovena Vodos celularin 550 €

Pas kësaj ish-zyrtarja ka telefonuar një person në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë si specialiste. Po kështu gjatë përgjimeve është regjistruar një bisedë mes Majlindës dhe Floridën dhe sipas prokurorisë, rezulton se i kanë dhënë shumën prej 1 mijë euro zyrtares të futur në një zarf.

Në përgjimet telefonike ka rezultuar se, Florida i thotë Majlindës që më ngeli mendja se mos duheshin më shumë para, për të futur në një vend pune më të mirë. Një tjetër episod në dosjen e prokurorisë është momenti kur Hasani i thotë Florida Beut se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Lexo edhe: PËRGJIMET/ “Është peshk deti ai, një arkë bën 300 mijë lekë, ça kujtove ti”? Avokatja llogarit “kostot” e punësimit në ministri

Nga vëzhgimet e në terren ka rezultuar se në 28 shkurt 2020, të tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë. Pas kësaj ajo ka telefonuar nënën dhe i ka thënë se me lekët që do i sjellë Gerti do i japë diçka Rovenës që ta ndjejë si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK Rovena ka marrë dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

Pjesë nga përgjimet:

Majlinda: Jo , jo do ja them unë e di ajo po e thashë unë ka vdekur ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo, ja jap nga xhepi im unë.

Florida Beu: A janë për tu dhënë, a do e bëjë ajo. Ajo do e bëj që do e bëj.

Majlinda: Prit njëherë, ta bëj nuk jepen të gjitha për njëherë. Telefonin për “8 mars”. Ishte shumë tha ajo e dëgjove edhe për peshkun që i thashë unë peshk deri i shtrenjtë.

Florida Beu: E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne do i them vëllait t’ja bëj tamam i shkon te 300 mijë lekë pse ca kujton ti se është lirë.

Florida Beu: Unë të thash ty do na duhet mos ta lejmë kështu, hë kur të bësh punën se sa i dhamë një mijëshen shkoj me vrap ajo atje.

Majlinda: Shumë keni dhënë.

Florida Beu: Kështu që prandaj të thash unë.

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë , rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.

Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani …..

Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste ? Majlinda : Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj  

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hic.

Florida: E më thotë mua më

Shënim: Biseda vazhdon pa interes

Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.

Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli, a e do vë, tashti që i mori ajo do i ha… unë, Rovi.

Florida: Kam hall … mos ka prit naj dyshe.

Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: Mos harro orën dy moj.

Florida: Nuk harroj moj si do harroj.

Majlinda: Se e duam shpejt ne.

Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër

Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.

Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.

Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..

Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.

Majlinda : Të premten më tha ajo mua.

Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.

Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate. Florida: Për sot po pra po për nesër

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.

Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.

Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministry, nuk e lejmë me kaq.

Po ashtu, SPAK ka fiksuar edhe bisedën mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në cantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!