Gjici kokë më kokë me Shehin, vendoset fati i trajnerit të Kukësit

schedule13:59 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:59 - 30 Korrik, 2020

Orges Shehi nuk do të jetë në krye të Kukësit dhe kjo është vendosur pas një takimi që durrsaku ka pasur me presidentin Safet Gjici. Me verilindorët që nuk ia dolën të fitojnë asnjë trofe këtë sezon, trajneri durrsak ka qenë i pari që ka paguar faturën.

Gjithsesi Shehi, edhe pse nuk ishte plotësisht përgjegjës për sezonin e Kukësit,  ikën pa pengje dhe duke shtrënguar duart me drejtuesit e Kukësit. “Pas bisedës me presidentin kemi mbyllur bashkëpunimin dhe kemi falënderuar njëri-tjetrin. I uruam suksese njëri-tjetrit dhe nga ana ime presidenti ka respektin dhe vlerësimin maksimal”, u shpreh shkurtimisht Shehi për “Abcnews.al”.

Kjo ishte eksperienca e dytë e Shehit në Superiore. Një vit më parë kishte drejtuar Skënderbeun, ndërkohë që në mars pranoi ofertën e Kukësit me objektivin për të fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Keqardhja më e madhe është për trofeun e dytë, pasi titulli ishte një mision i vështirë duke parë se sa u shkëput Tirana. Tashmë Shehi do të pushojë dhe do të presë ndonjë ofertë tjetër, për t’u rikthyer sërish në pankinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!