Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Zbulohet identiteti i biznesmenit që u gjet pa jetë në Shkodër

schedule12:00 - 24 Tetor, 2019

schedule 12:00 - 24 Tetor, 2019

Trupi i pajetë i një tregtari është gjetur pranë biznesit të tij në rrugën Shkodër-Bushat. 42 vjeçari i ka dhënë fund jetës me fotoksinë, por mbetet i paqartë motivi.

Në Policinë e Shkodrës gjatë paradites mbërriti një telefonatë për një person të vdekur në aksin nacional Shkodër-Bushat. Menjëherë aty mbërritën efektivët e policisë.

Trupi i pajetë i Arben Shijakut u gjet buzë rrugës nacionale, pranë fshatit Melgushë. Pranë 42-vjeçarit policia gjeti edhe një çifte dhe fotoksinë. Helmimi me fotoksinë dyshohet se është bërë shkak për vdekjen e tij.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e tij.  Shkaqet mbeten të paqarta.

Aktin tregtari e ka kryer pranë biznesit të tij që ndodhej afër rrugës dhe ka shfrytëzuar momenti kur nuk ndodheshin as punonjësit aty.

Policia po heton për motivin që e shtyu 42 vjeçarin drejt vetëflijimit./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!